Sport

Garay rinovon me Valencian

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi argjentinas Ezequiel Garay ka arritur marrëveshje me Valencian për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të mërkurën se rinovimi i kontratës së Garayt deri në vitin 2021, do të zyrtarizohet brenda këtij muaji, transmeton Koha Ditore.

Garay është pjesë e Valencias prej vitit 2016 dhe këtë edicion është i pazëvendësueshëm në përbërjen e parë, duke regjistuar 20 paraqitje në të gjitha garat.

Garay para se t’i bashkohet Valencias, karrierë në evropë ka bërë edhe te Zeniti, Benfica, Real Madridi e Racing Santanderi në Evropë. Ka edhe 32 ndeshje me Argjentinën.