Sport

Sulmuesi që nuk pati fatin te Liverpooli po shkëlqen te Southamptoni

Foto: Reuters

Dukej si një përshëndetje miqësore nga kryetrajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ndërsa po ndahej nga një lojtar tjetër premtues që dështoi të depërtonte në “Anfield”, shkruan AP.

“Neve nuk do të na mungoj vetëm karakteri i tij”, tha Klopp për Danny Ingsin, pas largimit të sulmuesit me probleme të shumta me lëndime te Southamptoni në gusht të vitit 2018. “Pasi ai është një futbollist që ka të gjitha atributet”.

Vlerësimi i Kloppit ka dalë shumë i saktë, transmeton Koha Ditore.

Ings po del të jetë zbulimi i stinorit deri më tash në Premier League të Anglisë, me 11 gola për Southamptonin, një skuadër e përfshirë në betejën për mbijetesë.

Ai e ndan vendin e dytë në renditje të shënuesve më të mirë, ndërsa është prapa vetëm Jamie Vardyt që i ka realizuar 17 gola.

Një punëtor i madh dhe lojtar që shpërthen në hapësira të shkurtra, Ings ishte i pafat me lëndime gjatë kohës së tij te Liverpooli.

Pasi shënoi golin e fundit të epokës së Brendan Rodgersit te Liverpooli në tetor të vitit 2015, ai mori një lëndim të ligamenteve të gjurit menjëherë me të ardhur Juergen Klopp si kryetrajner dhe mungoi gati gjithë stinorin 2015-16....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)