Sport

Real Madridi planifikon ta rikthejë Odegaardin

Real Madridi do ta kthejë Martin Odegaardin në fund të stinorit, raportoi “Don Balon” të martën.

Norvegjezi aktualisht është i huazuar te Real Sociedadi deri në fund të stinorit, por skuadra e La Ligas spanjolle ka opsionin për të vazhduar huazimin edhe për një vit.

Real Madridi nuk mendon ta lejojë vazhdimin e huazimit. Odegaard 21-vjeçar ka impresionuar këtë stinor me fanellën e Sociedadit. Ai në 16 ndeshje në La Liga ka shënuar katër gola dhe ka asistuar pesë të tjerë.

Odegaard në dy stinorët e fundit ishte i huazuar në elitën e Holandës te Heerenveeni dhe Vitesse. Te Real Madridi u transferua në janar të vitit 2015 nga Stromsgodseti norvegjez.