Sport

Chelsea në histori të Premier Ligës

Edhe pse ka siguruar titullin ditë më parë, Chelsea nuk është ndalur duke rreshtuar fitoret edhe në fund.

“Blutë” mposhtën Sunderlandin 5 me 1 në xhiron e fundit duke thyer rekordin e fitoreve për një sezon.

Ekipi i Antonio Contes arriti që për 38 ndeshje të sigurojë 30 fitore brenda vetëm një sezoni.