Sport

Cancelo pranë kthimit te Valencia

Mbrojtësi i krahut të djathtë, portugezi Joao Cancelo pritet të rikthehet te skuadra e Valencias gjatë muajit të ardhshëm.

Mediumet spanjolle kanë raportuar të hënën se Valencia tashmë ka nisur kontaktet me Manchester Cityn për transferimin e Cancelos, i cili këtë edicion po ka hapësirë të vogël te ekipi anglez. 25-vjeçari, këtë edicion ka 15 paraqitje në të gjitha garat te City kurse Valencia po kërkon huazimin e tij deri në fund të këtij edicioni, me të drejtën e blerjes.

Cancelo te City u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Juventusi dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Cancelo ka luajtur dy edicione te Valencia para se të largohet në verën e vitit 2017.