Sport

Guardiola: S’është realiste të mendohet se City do ta rrëzojë nga froni Liverpoolin

Foto: Reuters

Pep Guardiola beson se është “joreale” të mendohet se Manchester City do të jetë në gjendje ta rrëzojë Liverpoolin nga froni në tabelën e Premier Ligës.

Edhe përkundër fitores impresive 3-1 ndaj Leicesterit në vendin e dytë, City mbetet 11 pikë prapa Liverpoolit, madje edh eme një ndeshje më shumë të luajtur, raporton “SkySports”.

Liverpooli është i pamposhtur këtë sezon, duke mos shijuar humbjen në ligë tash 34 ndeshje – kur City i mposhti ata 2-1 në stadiumin Etihad më 3 janar.

Megjithatë, Guardiola dëshiron të përqendrohet në performancat e ekipit të tij, duke nisur që nga kjo e premte në udhëtimin e tyre në Wolves.

“Shpresoj që Leicesteri do të ketë një performancë të mirë kundër Liverpoolit në ndeshjen e radhës para se të na duhet të mendojmë për ndeshjen tonë tejet të vështirë me Wolvesin”, ka thënë Guardiola, transmeton Koha.net.

“Por mendoj se është joreale të mendohet se do ta rrëzojmë një ekip që ka 60 fitore nga 70 ndeshje. Nëse humbin disa ndeshje dhe ne fitojmë e fitojmë, nuk e di çfarë do të ndodhë, por nuk jam optimist se ata do t’i humbin katër apo pesë ndeshje në 10,11,12 ndeshje sepse janë një ekip jashtëzakonisht i fortë”.

“Na duhet të qetësohemi dhe të luajmë siç luajtëm kundër Leicestertit dhe të provojmë t’i fitojmë ndeshjet tona për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri dhe pas kësaj, nuk dihet çka ndodhë”.