Sport

West Hami përcjell dyshen braziliane

Foto: Reuters

Vëzhguesit e West Ham Unitedit kanë qenë në Katar për të përcjellë nga afër dyshen braziliane të Flamengos, Gabriel Barbosa dhe Bruno Henrique, raporton “90min” të dielën.

Flamengo të shtunën në finale të Botërorit të klubeve u mposht nga Liverpooli pas lojës shtesë me 1:0. Dy futbollistët kishin shkëlqyer për Flamengon këtë stinor, duke fituar Copa Libertadoresin dhe titullin e Brazilit.

Gabriel, siç njihet nganjëherë Gabigol, është i huazuar nga Interi, por marrëveshja e tij e huazimit skadon në fund të dhjetorit.

West Ham po kërkon përforcime për pjesën e dytë të stinorit në Premier League. West Ham pas 18 xhirove zë vendin e 16-të me 19 pikë dhe po lufton për mbijetesë në elitë. Është katër pikë larg pozitës që largon nga elita.