Sport

Watfordi befason Unitedin

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka pësuar humbje në udhëtim nga ekipi i fundit në tabelë, Watfordi.

Vendasit shënuan fitore prej 2 me 0, që është e dyta në këtë sezon, transmeton Koha.net.

Në pjesën e parë asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, me rastin më të mirë në këtë pjesëlojë të shpërdoruar nga ylli i Unitedit, Jesse Lingard, i cili i vetmuar përball portierit nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë.

Sarr ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 50, kurse epërsinë e dyfishoi Deeney pas katër minutave.

Unitedi mbetet në kuotën e 25 pikëve dhe mban vendin e tetë, derisa Watfordi në vendin e fundit ka 12 pikë.