Sport

Fiorentina e ka shkarkuar Montellan pas humbjes nga Roma

Foto: AFP

Fiorentina e ka shkarkuar Vincenzo Montella nga posti i trajnerit pas humbjes 4:1 në shtëpi nga Roma.

Ky vendim veçse pritej, pasi Montella, që prej rikthimit në Stadio Franchi më 10 prill, ka humbur 13-të nga 24 ndeshjet në total në Serinë A italiane.

Ai ka marrë vetëm 19 pikë nga 72 të mundshme, përfshirë këtu vetëm një në shtatë xhirot e fundit, në barazimin kundër Interit javën që shkoi, transmeton KTV.

“Fiorentina bën të ditur se Vincenzo Montella është i liruar nga detyra si trajner i ekipit të parë. Vendimi është marrë për shkak të analizës së detajuar të paraqitjes së ekipit dhe rezultateve. E falënderojmë Montellën për përkushtimin e tij dhe i dëshirojmë më të mirën në karrierë. Trajneri i ri do të bëhet i ditur në ditët në vazhdim”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga Fiorentina, e që mund të jetë Luciano Spalletti, Beppe Iachini, Gigi Di Biagio apo Cesare Prandelli.