Sport

Hardaway shkëlqen në fitoren e Dallas Mavericksit kundër Philadelphias

Foto: USA Today

Me shtatë trepikësha të shënuar dhe me 27 pikë në total, Tim Hardaway shkëlqeu në fitoren e Dallas Mavericks kundër Philadelphia 76ers, 117:98.

Edhe Kristaps Porzingis ishte në formë tejet të mirë me 22 pikë, por shtoi edhe 18 kërcime, më së shumti në karrierën e tij në një ndeshje të vetme, derisa pati edhe tri bllokada, transmeton KTV.

Për Mavericks kjo ishte fitorja e 11-të në udhëtim, kësaj radhe pa Luka Donqiqin e lënduar, derisa ka edhe 2 humbje.

Te Sixers, Joel Embiid ishte i pandalshëm me 33 pikë e 17 kërcime, për të cilin ishte double-double i 19-të i sezonit, por skuadra e tij humbi për herën e tretë rresht, dhe për herë të dytë në shtëpi.