Sport

Muzeu i shenjtorit mbrojtës të Napolit - Maradonës

Descriptive Text

Për disa, Diego Armando Maradona është futbollisti më i madh i shekullit XX, për të tjerët - kryesisht anglezë - ai është mashtruesi më i madh, autori i “Dorës së Zotit”. Në Itali, megjithatë, ai është dhe gjithmonë do të jetë shenjtori mbrojtës i Napolit.

Dhe, si i tillë, Maradona ka muzeun e tij, një thesar i jashtëzakonshëm me artefakte që përfshin këpucën e majtë me të cilën argjentinasi shënoi dy herë kundër Belgjikës në gjysmëfinale të Kupës së Botës të vitit 1986.

Në këtë muze gjendet edhe kontrata e parë e Maradonës me Napolin, si dhe divani nga apartamenti i tij në Napoli, në të cilin dikur ishte ulur këngëtari Julio Iglesias, shkruan AFP, transmeton “Koha Ditore”. Të gjitha këto janë në muzeun që gjendet në bodrumin e një lagjeje të qytetit të Napolit.

Maradona iu bashkua Napolit nga Barcelona në muajin korrik të vitit 1984 për dëmshpërblim rekord të kohës - 10.5 milionë dollarë. Koha e tij te Barcelona ishte e vështirë, kurse te Napoli e artë. Ai tek ekipi italian qëndroi për shtatë vjet, duke e udhëhequr Napolin drejt titullit të parë në Serie A në edicionin 1986/87.

Një sukses të tillë, Napoli me Maradonën e përsëriti edhe në edicionin 1989/90, kurse fitoi edhe Kupën e Superkupën e Italisë, si dhe kupën e UEFA-s. Ishte kjo epokë e artë për Napolin, të cilën nuk arriti kurrë ta përsërisë, kështu që nuk është për t’u habitur se në këtë qytet ekziston një muze që ua përkujton të gjithëve kohën e artë të ekipit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)