Sport

Arteta zyrtarizohet si trajner i Arsenalit

Mikel Arteta është zyrtarizuar si trajner i Arsenalit.

Ish-futbollisti spanjoll është larguar nga stafi i Manchester Cityt për t’u kthyer te klubi ku luajti për pesë sezone, nga viti 2011 deri më 2016.

Arsenali ka njoftuar se Arteta ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë.

Arteta zëvendëson Unai Emeryn e shkarkuar pak javë më parë.