Sport

Një moment magjie nga Jahmir Hyka

Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka ka shënuar një gol shumë të bukur që pati vlerën e tre pikëve për ekipin e tij San Jose Earthquakes kundër Dallasit.

Përmes një postimi në Facebook ekipi i tij e ka përshkruar veprimin e tij, “një moment magjie nga Jahmir Hyka”, transmeton Koha.net.

Dhe vërtet ishte një kalim fantastik i Hykës, i cili me golin e minutës së 81 i dha pikët e plota ekipit të tij që mban vendin e katërt në tabelën e klasikimit në MLS- Kenferencën Perëndimore.