Sport

Arteta të premten zyrtarizohet tek Arsenali

Mikel Arteta pritet të emërohet trajner i ri i Arsenalit të premten.

Ai raportohet se të enjten në mëngjes është përshëndetur me stafin te Manchester City dhe se është marrë vesh me londinezët për të zëvendësuar Unai Emeryn e shkarkuar.

Sot Arsenali anuloi një konferencë për media para ndeshjes me Evertonin në Premier Ligë. Freddie Ljungberg pritet të udhëheqë klubin për herë të fundit të shtunën, me Artetan që do të shikojë ndeshjen nga afër.

Për sigurimin e shërbimeve të Artetas, Arsenali raportohet se pagoi një shifër milionëshe.