Sport

Skuadra e diktatorit

Në një pasdite të freskët, në shkurt të këtij viti, një nga lojtarët më të mëdhenj të Sirisë qëndron jashtë një qendre tregtare në Gjirin Persik i paralizuar nga një vendim që frikësohet se mund t'ia marrë jetën atij.

Për pesë vjet, Firas al-Khatib ka bojkotuar përfaqësuesen e Sirisë për të protestuar ndaj diktaturës së Bashar al-Assadit, që ka bombarduar dhe ka lënë të vuajë nga uria qytetin e tij të lindjes Khatib, përcjell Koha Ditore shkrimin e ESPN.

Tash, papritmas, Khatib duket se ka një ndryshim në zemër. Ai po mendon t'i bashkohet përfaqësueses së Sirisë në tentimin e fundit drejt synimit për t'u kualifikuar në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi. Arsyet e tij janë të komplikuara dhe ai është hezitues të shprehet.

"Unë jam i frikësuar, unë jam i frikësuar", thotë ai në gjuhën angleze. "Në Siri tash, nëse flet, dikush do të vrasë, për atë që flet dhe për atë që mendon. Jo për atë që bën. Të vrasin edhe për atë që mendon".

Khatib është dhe me trup thatanik ka flokë të kafenjtë dhe është i sjellshëm. Ai ka fituar miliona duke luajtur futboll profesionist në Kuvajt...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.