Sport

Unitedi kalon në gjysmëfinale të Kupës EFL

Manchester Unitedi ka mposhtur Colchesterin 3 me 0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës EFL.

Marcus Rashford, Anthony Martial dhe një autogol i Jacksonit ia siguruan kualifikimin tutje “Djajve të Kuq”.

Pos Unitedit, në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Manchester City, Aston Villa dhe Leicesteri.