Sport

Shaqiri synon të fitojë për herë të dytë Botërorin e klubeve

Descriptive Text

Xherdan Shaqiri po shpreson ta fitojë edhe trofeun e tretë me fanellën e Liverpoolit, shkruan të hënën uebfaqja zyrtare e klubit të madh anglez. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në Superkupën e Evropës, Shaqiri thotë se ka ardhur koha për një trofe tjetër të madh, atë të botërorit të klubeve.

Të mërkurën Liverpooli do të luajë në gjysmëfinale të kësaj gare, ku do të përballet me skuadrën nga Meksika, Monterrey. Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, që do të zhvillohet të martën (sot) mes Flamengos dhe Al-Hilalit, shkruan sot Koha Ditore.

Shaqiri është ftuar nga trajneri Juergen Klopp për këtë turne, i cili këtë vit po mbahet në Doha të Katarit. 28-vjeçari ka përvojë në një turne të tillë, pasi në vitin 2013 e pati fituar Botërorin e klubeve me fanellën e Bayern Muenchenit. Në finale Shaqiri ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80-të, në fitoren 2:0 kundër ekipit nga Maroku, Raja Casablanca. Tani Shaqiri po shpreson të japë kontributin e tij edhe te Liverpooli, dëshiron të shkruajë historinë edhe me ekipin anglez.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)