Sport

Matiq, shënjestër e Interit

Mesfushori serb i Manchester Unitedit, Nemanja Matiq, është duke u kërkuar nga Interi, bëri të ditur “Telegraph” të hënën.

Interi do t’i ofrojë Matiqit një rrugë largimi, pasi ai nuk është duke pasur minutazhë këtë stinor.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, në verë transferoi Romelu Lukakun nga Manchester Unitedi, ndërsa e huazoj Alexis Sanchezin. Por mendon të vazhdojë me blerjen e lojtarëve të “djajve të kuq”.

Matiq, 31-vjeçar, në total ka luajtur vetëm 160 minuta në Premier League këtë stinor, por kjo kryesisht për shkak të një lëndimi të ijëve që ka.

Kontrata e tij me Manchester Unitedin skadon në verën e vitit 2020. Te Manchester Unitedi ai ishte transferuar nga Chelsea në verën e vitit 2017 për 44.7 milionë euro.