Sport

Bailey kërkohet nga Chelsea

Chelsea është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit anësor të Bayer Leverkusenit, Leon Bailey, raportoi “Telegraph” të hënën.

Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë në radar të Chelseat për disa vjet dhe mund të kompletojë transferimin në janar.

Bailey ka shënuar tre gola në tetë ndeshje në Bundesligë këtë stinor. Bailey ka kontratë me Leverkusenin deri në verën e vitit 2023.

Ai u transferua nga Genku në janar të vitit 2017 për 13.5 milionë euro.

Bailey është pjesë e Përfaqësueses së Xhamajkës, me të cilën ka luajtur gjashtë ndeshje dhe ka realizuar një gol.