Sport

Shumë skuadra pas Kantes

Barcelona dhe Juventusi janë dy skuadrat e radhës të interesuara për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.

Mesfushori francez është i hapur për një largim nga Chelsea në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, trajneri Muarizo Sarri, do të tentojë ta bindë Kanten, për t’u transferuar në Serie A.

Kante pëlqehet edhe nga krerët e klubit të Barcelonës, që po e monitorojnë situatën e lojtarit.

Kante ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2023.