Sport

Napoli me ofertë për Torreiran

Descriptive Text

Te Napoli janë të vendosur që gjatë afatit kalimtar të janarit, të transferojnë mesfushorin uruguajan Lucas Torreira që ka paralajmëruar largimin nga Arsenali.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të hënën se Napoli tashmë ka kontaktuar Arsenalin, duke i ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Torreiras, transmeton Koha Ditore. 23-vjeçari, te Napoli shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe po kërkohet me ngulm.

Torreira këtë edicion ka dy gola në 21 ndeshje për Arsenalin dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2023. Ai verën e shkuar iu bashkua Arsenalit nga Sampdoria për 30 milionë euro dëmshpërblim.

Torreira karrierë në Itali ka bërë edhe te Pescara kurse me Përfaqësuesen e Uruguajit ka regjistruar 23 paraqitje.