Sport

PSV-ja shkarkon Van Bommelin

Foto: BBC

Mark van Bommel më nuk është trajner i skuadrës holandeze PSV Eindhoven.

Klubi nga Eredivise të hënën ka njoftuar se Van Bommel është shkarkuar nga detyra e tij, shkaku i rezultateve të dobëta këtë edicion.

Shkarkimi i Van Bommelit ka ardhur një ditë pas humbjes nga Feyenoordi (3:1), transmeton Koha Ditore. Van Bommel para fillimit të edicionit të shkuar pati marrë drejtimin e PSV Eindhovenit, ekip që aktualisht zë vendin e katërt në tabelë.

42-vjeçari, gjatë karrierës si futbollist ka luajtur te PSV Eindhoveni, Barcelona, Bayern Muencheni e Milani. Ai ka edhe 79 paraqitje dhe dhjetë gola të shënuara me Holandën.