Sport

Fitojnë Drita e Prishtina, Feronikeli ndan pikët me Lirinë

Descriptive Text

Xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës ka sjellë ndeshje mjaft të forta.

Derbi më i madh në Kosovë u zhvillua sot në Gjilan ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, me këtë të fundit që arkëtoi pikët e plota.

Ishte Përparim Livoreka ai që i siguroi pikët e plota Dritës, duke shënuar në minutën e 86, raporton Koha.net.

Kurse në ndeshjet e tjera Prishtina e mposhti kampionin Trepçën ’89, me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Mankenda në minutën e 10.

Feronikeli ndau pikët me Lirinë duke barazuar në Drenas me rezultat 1 me 1.

Vendasit kaluan në epërsi përmes Behar Maliqit, i cili shënoi në minutën e 55. Liria arriti të siguroj një pikë përmes Ilir Mustafës që shënoi në minutën e 90+1.

Pikët në këtë xhiro i ndanë edhe Hajvalia me Trepçën duke barazuar me rezultat 0-0, kurse Llapi e mposhti Drenicën me rezultat 4 me 1.

Besa si vendas shënoi fitore minimale ndaj Ferizajt me golin e shënuar nga Emini.

Kjo është tabela aktuale e Superligës së Kosovës në futboll:

Image