Sport

Joshua: Dueli me Tyson Furyn apo Deontay Wilder duhet të ndodh në 2020-ën

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua thotë se dueli me Tyson Fury apo Deontay Wilder “duhet të ndodhë në 2020-ën”.

Joshua ka rimarr titullin në IBF, WBA e WBO nga Andy Ruiz Jr gjatë kësaj jave në një duel të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Kampioni i WBC-së Deontay Wilder ka të caktuar një ri-meqë me Tyson Furyn me 22 shkurt të 2020-ës, transmeton Koha.net.

“Të jep ndjenjën si për unazën e fundit në filmin “Lord of the Rings” (Mbreti i Unazave), le të vazhdojmë, le të bëjmë histori”, tha 30 vjeçari Joshua.

“Kjo duhet të ndodh në 2020-ën, ne jemi në një njëjtin nivel në të njëjtë fushë, nëse djem dëshirojnë që të bëjnë histori, e veçanërisht Wilder pasi ai ka rripin e fundit.

“Ne krijojmë histori duke u bërë 2 herë kampion bote dhe unë e ndjejë se ne mundemi ta bëjmë këtë në 2020-ën”, ka shtuar Joshua.

Kur mposhti Ruizin, Joshua iu bashkua një numri të vogël boksierësh, si Muhammad Ali, Lennox Lewis, Evander Holyfield, Mike Tyson e Floyd Patterson të cilët kanë arritur që të rikthejnë titullin e botës në kategori të rëndë.