Sport

Verona refuzon Interin për Rrahmanin

Descriptive Text

Drejtuesit e Veronës kanë insistuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht interesimit nga skuadrat e tjera të mëdha në Serie A.

Mediumet italiane të enjten kanë raportuar se Interi ka shprehur interesim për Rrahmanin, të cilin po synon ta transferojë në fillim të vitit të ardhshëm, pas paraqitjeve të mira që ka treguar këtë edicion, transmeton Koha Ditore.

Rrahmani vlerësohet 15 milionë euro nga Verona, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2023.

“Rrahmani nuk do të largohet në janar, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit dhe të zhvillohet si lojtar”, ka thënë presidenti i Veronës, Maurizio Setti.

25-vjeçari këtë edicion ka 16 paraqitje me Veronën, tek e cila skuadër u transferua në verë nga Dinamo e Zagrebit për 2.1 milionë euro.