Sport

Lacazette konfirmon se do të largohet nga Lyoni

Descriptive Text

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette ka thënë se është koha që të largohet nga Lyoni.

Ai ka theksuar se është koha për një aventurë të re, dhe dëshiron ta dëshmojë veten në një nivel tjetër, transmeton Koha.net.

“Mendoj se është koha e duhur. Dua të zbuloj diçka tjetër, dhe të luaj në një nivel tjetër”, ka thënë ai për L'Equipe.