Sport

James dhe Bale rikthehen për ndeshjen ndaj Malagas

Descriptive Text

James Rodriguez dhe Gareth Bale janë rikthyer në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen ndaj Malagas, që është vendimtare për titullin e La Ligas.

Bale ka qenë jashtë fushës, për shkak të lëndimit, që nga prilli, derisa James u lëndua në fitoren 4-1 ndaj Celtas, transmeton Koha.net.

Të dy këta lojtarë janë në listën e 25 lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane për përballjen e së dielës.

Një pikë do të jetë e mjaftueshme për Los Blancos që të shpallen kampion në La Liga, për herë të parë pas pesë vjetësh.