Sport

Lahm shpreson të mbahet mend si futbollist i mirë

Legjenda e Bayern Muenchenit, Philipp Lahm, shpreson që të mbahet në mend si "lojtar i mirë", pasi të tërhiqet nga loja aktive pas ndeshjes të së shtunës.

Lahm po përgatitet për ndeshjen e tij të fundit me Bayernin kundër Freiburgut, 15 vjet pasi ka debutuar me skuadrën e parë të Bayernit. Bayerni këtë stinor fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë.

Ndeshja pritet të bëhet një lloj përshëndetjeje për Lahmin 33-vjeçar, të cilit do t'i ofrohet një mundësi e fundit për të luajtur para adhuruesve të tij në "Allianz Arena".

Dhe derisa Lahm pranon se ndeshja do të jetë emocionale, ai insiston se po shikon para dhe do të përfundojë karrierën e tij si njeri i lumtur.

"Thjesht, dua të shijoj gjithë ditën", ka thënë Lahm në konferencë për media të premten. "Unë vetëm shpresoj që tifozët të më mbajnë në mend si futbollist i mirë".

Lahmit mund t'i falet nëse pinë një pije apo dy pas ndeshjes, por ish-reprezentuesi i Gjermanisë thotë se nuk do të qëndrojë gjatë të shtunën, pasi ka punë të nesërmen në mëngjes. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.