Sport

Barça zyrtarizon Fatin deri në vitin 2022

Sulmuesi i ri, Ansu Fati ka firmosur kontratë të re trevjeçare me Barcelonën, e cila do ta mbajë në radhët e ekipit nga La Liga deri në verën e vitit 2022.

Lajmi është bërë i ditur të enjten në uebfaqen e Barcelonës, transmeton Koha Ditore.

Fati në kontratën e re, gjithashtu ka të përfshirë edhe opsionin e vazhdimit edhe për dy vite tjera. Gjithashtu, në kontratë është përfshirë edhe klauzola e lirimit në vlerë prej 170 milionë, pasi Fati shihet si e ardhmja e klubit.

17-vjeçari, është produkt i akademisë “La Masia” dhe këtë edicion ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës. Ai deri më tani ka dy gola dhe një asistim në 11 ndeshje në të gjitha garat. Fati në muajin dhjetor ka debutuar edhe me ekipin U-21 të Spanjës.