Sport

Carrasco largohet nga Dalian Yifang

Sulmuesi i krahut, belgu Yannick Carrasco është larguar nga skuadra kineze Dalian Yifang dhe gjatë afatit kalimtar të janarit do të kthehet për të luajtur në Evropë.

Carrasco të enjten në mediumet sociale është përshëndetur nga ekipi kinez, i cili ka pranuar kërkesën e belgut për largim edhe pse ka kontratë deri në fund të vitit 2022, transmeton Koha Ditore.

26-vjeçari, këtë edicion ishte ndër lojtarët më të dalluar te Daliani, me 17 gola e tetë asistime në 25 ndeshje të luajtura në Superligën e Kinës.

“Mua më pëlqen futbolli në Kinë, por dua të kthehem te familja në Evropë dhe të luaj në një kampionat të madh”, ka shkruar Carrasco. Reprezentuesi belg, karrierë në Evropë ka bërë te Atletico Madridi e Monaco.