Sport

Leicesteri s’ka të ndalur

Descriptive Text

Leicesteri ka vazhduar me serinë pozitive në Premier Ligë, duke e shënuar fitoren e radhës.

Sonte në shtëpi e mposhti Watfordin me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Vardy shënoi nga penaltia në minutën e 55 për epërsinë e vendasve.

Derisa golin e dytë e shënoi Maddison në minutën e 90+5.

Me këtë fitore Leicesteri arrin në kuotën e 35 pikëve dhe mban vendin e dytë, derisa Watfordi në vendin e fundit ka 8 pikë.