Sport

Lorik Cana për një natë në SHBA për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri mblodhi 60 mijë $

Descriptive Text

Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare ndodhet në SHBA me një mision shumë të rëndësishëm. Këtë udhëtim ai e kishte planifikuar shumë ndryshe, por pas tërmetit mori një qëllim tjetër.

Cana ka filluar të mbledhë fonde për njerëzit që kanë ngelur në qiell të hapur, pas shembjes së shtëpive të tyre gjatë tërmetit të datës 26 nëntor.

“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe amur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështetjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”, është shprehur Lorik Cana për “Zërin e Amerikës”.

Ai tregoi se brenda një ditë ka arritur të mbledhë rreth 50-60 mijë dollarë. Gjithashtu Cana i bën thirrje të gjithë grumbulluesve të donacioneve të bëjnë kujdes me menaxhimin e tyre.

“Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden”, përfundoi ai.