Sport

Shiffrin po mësohet të fitojë pa nënën e saj si trajnere

Descriptive Text

Mikaela Shiffrin, fituesja e dy medaljeve të arta olimpike, ka nisur furishëm edicionin e ri të skijimit me suksesin e zakonshëm të saj, duke fituar dy gara, ndërsa përfundoi në pozitat dy dhe tre në dy gara të tjera.

Por, kësaj here, për herë të parë në karrierë, Shiffrin nuk e ka pasur nënën e saj Eileenin, që vazhdimisht ka qenë përkrah saj si trajnere dhe ka udhëtuar gjithë vitin me të. Në shtatë vjetët e fundit dyshja ka qenë një kombinim që ka prodhuar rezultate historike dhe të paprecedentë në sportin e skijimit alpin, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë stinor Eileen ka vendosur të largohet nga roli i saj si trajnere dhe po ashtu të largohet nga stërvitjet duke qëndruar në shtëpi në Colorado, një vendim që Mikaela dhe Eileen thonë se është marrë bashkërisht dhe ka dalë nga diskutimi pas vdekjes së fundit të nënës së Eileenit, Paulien Condronit.

“Ne u ulëm dhe biseduam shumë për familjen, për të qenit në shtëpi dhe pendesat e vërteta”, ka thënë Shiffrin, 24-vjeçare, nga Killington i SHBA-së, ku pati dy gara në Kupën e Botës të skijimit alpin në fundjavë. “U ndjemë se është me rëndësi që ajo të kthehet sërish në jetën e saj. Por, nuk është e lehtë për asnjërën nga ne”.

Në një intervistë të shtunën, pasi Mikaela përfundoi garën e sllallomit të madh në pozitën e tretë, Eileen Shiffrin ka thënë se vdekja e nënës së saj, që ishte 98-vjeçare, ka bërë që ajo të rivlerësojë disa nga prioritetet e saj dhe përgjegjësitë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)