City me fitore të lehtë ndaj Burnleyt Foto: Reuters

City me fitore të lehtë ndaj Burnleyt

03 December 2019 23:02

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Burnley.

Kampioni i Anglisë shënoi fitore prej 4 me 1, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, transmeton Koha.net.

Jesus shënoi dy golat e para me asistimet nga Bernardo Silva e David Silva.

Golin e tretë e shënoi Rodri, kurse për të katërtin u përkujdes Mahrez, i cili shënoi në minutën e 87 pas asistimit nga Bernardo Silva.

Kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Robbie Brady në minutën e 89.

Me këtë fitore City merr pozitën e dytë me 32 pikë, tetë më pak se lideri Liverpooli. Derisa Burnley në vendin e 11 mbetet në kuotën e 18 pikëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme