Liverpooli i hapur për transferime

Liverpooli i hapur për transferime

03 December 2019 20:09

Liverpooli është i hapur të bëjë përforcime në afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur trajneri Juergen Klopp në konferencën për media të martën.

Ndryshe nga Pep Guardiola, që ka thënë se Manchester City nuk mendon për përforcime në janar, Klopp ka thënë se mund të ketë përforcime.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për përforcime. Nëse mund të bëjmë diçka që na ndihmon, atëherë do të provojmë ta bëjmë. Nëse nuk shohim ndonjë përforcim të duhur, atëherë nuk do të bëjmë lëvizje”, ka thënë Klopp.

Në janarin e vitit 2018, Klopp kishte shpenzuar para të mëdha për të transferuar mbrojtësin holandez Virgil van Dijk nga Southamptoni, transmeton Koha Ditore. Klopp ka thënë se afati kalimtar i verës ka qenë shumë i vështirë, pasi ishte i mbyllur për klubet angleze më herët, sesa për klubet e tjera të Evropës.

“Do të shohim se si do të shkojë në të ardhmen, por afati i verës vetëm ka dëmtuar skuadrat angleze dhe nuk i ka ndihmuar ato”, ka shtuar Klopp.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme