Sport

Atletico synon Cavanin në janar

Foto: PSG

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, ka gjasa të mëdha që në afatin kalimtar të janarit të largohet nga PSG-ja, për të vazhduar karrierën në Spanjë, tek Atletico Madridi.

E përditshmja “AS” ka shkruar të martën se Atletico po insiston në transferimin e Cavanit gjatë janarit, të cilin trajneri Diego Simeone e sheh si përforcim të madh, transmeton Koha Ditore.

Për kartonin e tij, Atletico është e gatshme të paguajë deri në 40 milionë euro, duke pasur parasysh se Cavani ka kontratë me ekipin francez deri në fund të këtij edicioni.

32-vjeçari këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe ka shënuar vetëm dy gola në nëntë ndeshje në të gjitha garat.

Ai te PSG-ja është transferuar në vitin 2013 nga Napoli. Karrierë në Evropë ka bërë edhe te Palermo.