KB Feronikeli regjistron amerikanin Storey Foto: Ilustrim

KB Feronikeli regjistron amerikanin Storey

03 December 2019 18:23

Organizatori amerikan, Kareem Storey, është përforcimi i ri i Feronikelit, pasi ekipi nga Drenasi të martën e ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Storey (183 cm), së fundi ka luajtur në Rumani tek ekipi Medias, kurse te Feronikeli do të debutojë këtë fundjavë në duelin kundër Lipjanit, transmeton Koha Ditore.

Storey te Feronikeli do ta zëvendësojë amerikanin tjetër, Tyron Garland që tashmë është larguar nga ekipi.

Ai do të jetë amerikani i tretë në ekip pas Brandon Scottit e Darius Hugginsit.

Ndërkohë, të martën edhe Rahoveci ka zyrtarizuar amerikanin Darrell Davis, që së fundi ka bërë karrierë në Hungari, te skuadra Naturtex.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme