Piatek e Belotti në radarin e gjigantit spanjoll

Piatek e Belotti në radarin e gjigantit spanjoll

03 December 2019 16:21

Atletico Madrid raportohet se është duke shikuar nga afër dy sulmuesit në Serie A, atë të Milanit, Krzysztof Piatek dhe atë të Torinos, Andrea Belotti.

Pas largimit nga Antione Griezmannit drejt Barcelonës në verë, Atletico ka pasur vështirësi në fazën ofanzive dhe këtë edicion mban vendin e gjashtë në tabelë pas 15 ndeshjeve, transmeton Koha.net.

AS raporton se “Los Rojiblancos” janë në kërkim të një sulmuesi dhe janë të gatshëm të marrin në huazim yllin e Milanit, Piatek.

E sipas gazetës spanjolle edhe Belotti është opsion dhe Atletico është i gatshëm të paguajë për shërbimet e tij 35 milionë euro.

Pas lëndimit të Diego Costas skuadra e Simeones ka mbetur vetëm me sulmuesin Alvaro Morata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme