Interi ofron 30 milionë euro për Chiesan Foto: Reuters

Interi ofron 30 milionë euro për Chiesan

03 December 2019 13:19

Skuadra e Interit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e sulmuesit të krahut, Federico Chiesa që është pjesë e Fiorentinës.

Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të martën se Interi ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Chiesas në afatin kalimtar të janarit.

Chiesa pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Antonio Conte që e sheh si përforcim të duhur për repartin sulmues, shkruan sot Koha Ditore.

Ai këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në 13 paraqitje te Fiorentina. Chiesa ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2022 kurse pjesë e ekipit të parë është prej edicionit 2016/17.

Chiesa prej vitit të shkuar është edhe reprezentues i Italisë dhe deri më tani ka shënuar një gol në 17 ndeshje të zhvilluara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme