Juventusin insiston për Tonalin

Juventusin insiston për Tonalin

03 December 2019 12:16

Mesfushori italian Sandro Tonali pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit për edicionin 2020/21.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të martën se Juventusi është në negociata me Brescian, ekip me të cilin Tonali ka kontratë deri në vitin 2021.

Për transferimin e Tonalit në fund të këtij edicioni, Juventusi është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 50 milionë euro, transmeton Koha Ditore,

Tonali 19-vjeçar, vlerësohet si lojtar i së ardhmes dhe ndër më të mirët në rolin e tij si mesfushor defensiv.

Ai këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshje të luajtura në Serie A. Tonali gjithashtu ka edhe tri paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme