Sport

Edmond Azemi kërkon të festojë titullin në Prizren

Descriptive Text

Kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi pas fitores së sotme ndaj Bashkimit në ndeshjen e tretë finale ka kërkuar fitore edhe në Prizren për t’u shpallur kampion i Kosovës.

Prishtina sot shënoi fitore të thellë ndaj Bashkimit si vendas me rezultat 81-65, për ta çuar serinë finale në 2 me 1.

“Këtë herë erdhi në konsideratë loja jonë e mirë, falë të cilës shënuam fitore plotësisht të merituar. Luajtëm një mbrojtje të mirë, në veçanti në dy çerekët e fundit, duke pamundësuar kundërshtarin që të shënojë pikë”, është shprehur Azemi për Koha Ditore.

Ai më tutje ka thënë se, “nëse aplikojmë këtë lojë, nuk kam dyshim se do të shpallemi kampion në ndeshjen e radhës. Kemi cilësi më shumë se Bashkimi dhe mund t'ia dalim mbanë që pas kupës të marrim edhe titullin”.