Xhemaili asiston në fitoren e Bolognas ndaj Napolit Foto: Ilustrim

Xhemaili asiston në fitoren e Bolognas ndaj Napolit

01 December 2019 19:54

Bologna e ka befasuar Napolin në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat prej 2 me 1.

E në këtë fitore të Bolognës ndihmoi edhe mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili, me një asistim, transmeton Koha.net.

Llorente i dha epërsinë Napolit në minutën e 41.

Kurse Bologna përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Së pari shifrat i barazoi Skov Olsen në minutën e 58.

Derisa golin e fitores e shënoi Sansone në minutën e 80 pas asistimit nga Blerim Xhemaili.

Napoli mbetet në kuotën e 20 pikëve dhe mban vendin e shtatë, derisa Bologna me katër pikë më pak mban vendin e 12.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme