Rashica i jep epërsinë Werderit, feston me shqiponjë Foto: Ilustrim

Rashica flet pas dy golave me të cilët i dha fitore të rëndësishme Werderit

01 December 2019 18:16
22:09

Shtatshi i Werder Bremenit dhe i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka folur pas ndeshjes me Wolfsburgun, ku shënoi dy gola.

Ai pret që kjo ndeshje të jetë pikë kthese për ekipin e tij.

“Shpresoj që kjo do të jetë pika e kthesës. Nuk u dorëzuam kur ata barazuan 2-2, vazhduam të luftojmë për njëri tjetrin”, ka thënë Rashica, duke shtuar se është krenar me ekipin të cilit i takon.

Ai u vlerësua si lojtar i ndeshjes, me notë 8.5. Goli i tij në minutën e ’12, nga pika e bardhë i dha epërsinë e parë, ndërsa ajo e minutës së’82 i dha fitoren Werderit, që pret të këndellet.

“Jam shumë i lumtur! Luftuam shumë, dhamë gjithçka dhe në fund na u shpërblye me fitore. Është fitore e rëndësishme, veçanërisht për fansat tonë që ishin të mrekullueshëm sot”, ka thënë Rashica.

Të dy golat Rashica i festoi me simbolin e shqiponjës.

20:36

Rashica i dha fitoren Werderit

Përfundon ndeshja mes Werder Bremenit dhe Wolfsburgut me rezultat 3 me 2.

19:45

Rashica shënon sërish, rikthen epërsinë e Werderit

Milot Rashica ka shënuar edhe një gol në ndeshjen ndaj Wolfsburgut.

Me golin e tij të dytë në këtë takim Werderi është duke fituar me rezultat prej 3 me 2 në udhëtim, kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në fund të ndeshjes, transmeton Koha.net.

Rashica shënoi në minutën e 83 pas asistimit nga Eggestein.

18:16

Rashica i jep epërsinë Werderit, feston me shqiponjë

Werder Bremeni ka kaluar në epërsi ndaj Wolfsburgut, 0-1.

Ishte Milot Rashica ai që u tregua i saktë nga penaltia në minutën e 12 të ndeshjes, transmeton Koha.net.

Rashica e festoi këtë gol duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme