
Milani mposht Parman
01 December 2019 17:08
Milani ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Parma.
Mysafirët shënuan fitore prej 1 me 0, transmeton Koha.net.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hernandez, dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes.
Përkundër fitores Milani mbetet dy pozita më poshtë se Parma, dhe në vendin e 11 ka 17 pikë. Derisa Parma në të nëntin ka 18 pikë.
© KOHA