Pas kalimit të bukur Zhegrova asiston për epërsinë e Baselit Foto: Ilustrim

Zhegrova shënon gol të bukur ndaj Young Boysit

01 December 2019 16:44
17:18

Edon Zhegrova ka shënuar një gol të bukur në sfidën e sotme të Baselit ndaj Young Boysit.

Ylli kosovar shënoi në minutën e 48 pas asistimit nga Zuffi për ta çuar rezultatin në 3 me 0, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se ai kishte asistuar në golin e parë për Arthurin në minutën e gjashtë.

16:44

Pas kalimit të bukur Zhegrova asiston për epërsinë e Baselit

Baseli është duke fituar me rezultat prej 2 me 0 ndaj Young Boysit.

Në epërsinë e parë të Baselit ndihmoi edhe Edon Zhegrova, i cili pas një kalimi të bukur në zonën e rreptësisë asistoi për Arthurin kur po luhej minuta e gjashtë e takimit, transmeton Koha.net.

Derisa golin e dytë e shënoi Alderete.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme