Fabiana Bytyqi mbron titullin e botës në WBC

Fabiana Bytyqi mbron titullin e botës në WBC

01 December 2019 00:03

Boksierja shqiptare Fabiana Bytyqi ka arritur të mbrojë për herë të dytë titullin WBC.

Ajo fitoi përballjen e sotme ndaj meksikanes, Ana Arrazolo, transmeton Koha.net.

Bytyqi 23-vjeçare, më 22 shtator të vitit të kaluar, fitoi titullin e botës në kategorinë atom, në versionin WBC, që është një prej katër versioneve të mëdha të boksit profesionist.

Në meçin e zhvilluar sonte në Kladno, Republika e Çekisë fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 10 raundeve.

“Ishte shumë e vështirë, kishim dhjetë raunde dhe dihet se meksikanet janë kundërshtare të forta. Sonte isha shumë më e përgatitur për stilin meksikan dhe për herë të parë boksoja në distancë”, është shprehur Bytyqi, raporton Isport.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme