Sport

Faggiano, arkitekti i “Mrekullisë Parma”

Në vitin 2015, Parma u shpall klub i falimentuar dhe u dërgua në Serie D, niveli i katërt i futbollit italian. Një sezon më vonë Parma u ngrit në Serie C, por ende kishte një rrugë të gjatë për të përshkuar që të ringrihej në elitën e futbollit të Italisë. Kështu që, kur drejtori sportiv i Palermos, Daniele Faggiano, la pozitën e tij në Serie A për t'iu bashkuar Parmës në vështirësi, nuk është çudi se shumëkush u habit.

"Faktori kryesor ishte historia e Parmës - ky klub meritonte të ishte aty ku ka qenë gjithmonë, në Serie A", thotë Faggiano. “Mendova me vete: Parma është Parma, në Evropë dhe në botë. Kur erdha askush nuk më dha ndonjë objektiv, por unë isha i bindur që Parma meriton të jetë në Serie A dhe punova me përkushtimin më të madh për të realizuar synimin tim, jo të drejtuesve të klubit”,  shkruan sot Koha Ditore.

Dy edicione më vonë Parma është “sërish duke ngrënë në tryezën e Serie A”, ku me krenari po qëndron në pozitën e tetë në tabelë, me katër pikë më shumë sesa Milani.

Duke punuar në të njëjtën kohë me kryetarin Roberto D’Aversa, Faggiano është arkitekti kryesor pas asaj që po njihet si “Mrekullia Parma”. Ata bashkë ndihmuan skuadrën të fitojë në tri liga rresht për t’u kthyer në Serie A, duke u bërë e para në Itali që arriti sukses të tillë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)