Sport

James Rodriguez i thotë jo Arsenalit

Në verë ishte shumë afër Napolit dhe Atleticos së Madridit por në fund zgjodhi të qëndronte te Reali i Madridit.

Megjithatë nën drejtim e Zinedine Zidane mesfushori kolumbian vazhdon të ketë shumë pak hapësira dhe gjasat janë që Reali ta nxjerrë në shitje në merkaton e janarit.

Për James Rodriguez ka ardhur një ofertë nga Arsenali në shifrën e 42 milionë eurove, por edhe nëse presidenti i Los Blancos, Florentino Perez kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij, është vetë James që nuk dëshiron të largohet nga Los Blancos në mes të sezonit dhe i ka thënë jo skuadrës londineze./kp