Sport

Muriqi i bashkohet Fenerbahçes në stërvitje

Descriptive Text

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka kaluar dukshëm më shpejt se që është pritur lëndimin që e pësoi më herët këtë muaj. Muriqi kishte munguar në ndeshjet e Kosovës ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Është vlerësuar mungesë e madhe për “dardanët”, shkruan Koha Ditore. Ai ishte lënduar në fund të ndeshjes së Fenerbahçes me Kasimpashan, të luajtur më 8 nëntor.

Kishte pësuar lëndim të kyçit të këmbës. Është pritur që Muriqi të mungojë disa javë, por ai është bashkuar me skuadrën të enjten në stërvitje.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i madh turk në faqen zyrtare. Sipas mediave turke, Muriqi do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e së shtunës ndaj Goztepes, dhe nëse është i gatshëm edhe do të aktivizohet.