Sport

Pogba lutet për Shqipërinë pas tërmetit tragjik

Foto: Reuters

Tërmeti tragjik që goditi disa zona të Shqipërisë ditën e djeshme ka bërë që ky lajm të mbërrijë në pothuajse çdo cep të botës.

Mes njerëzve që janë informuar për këtë fatkeqësi natyrore ka qenë edhe ylli francez i futbollit, Paul Pogba, raporton Koha.net.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, mesfushori i Manchester Unitedit Pogba ka vendosur flamurin kuqezi si dhe mbishkrimin: “Lutu për botën – Lutu për Shqipërinë”.

Nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri, raportohet për 30 persona që kanë humbur jetën, ndërsa mbi 650 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.